Lajmërohet Behgjet Pacolli, tregon se si do të veprojë në ditën kur votohet presidenti

Aktuale

Lajmërohet Behgjet Pacolli, tregon se si do të veprojë në ditën kur votohet presidenti

Nga: N. H Më: 31 mars 2021 Në ora: 13:59
Behgjet Pacolli dhe Vjosa Osmani

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, që njëherit është edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, lidhur lajmet të cilat po qarkullojnë.

Ai përmes këtij shkrimi ka lutur mediet të përmbahen nga shkrimet e paverifikuara dhe te pakonfirmuara, përcjell “Bota sot”.

Ndërsa, ka treguar se dhe do të veprojë sipas të drejtave dhe obligimeve të deputetit, duke përfaqësuar ekskluzivisht vullnetin e votuesve.

Ja shkrimi i plotë i Pacollit:

Iu lutem medieve që të përmbahen nga shkrimet e paverifikuara dhe te pakonfirmuara, ne mënyrë që të evitohen keqkuptimet.

Është joprofesional shtrembërimi i informacioneve.

Unë jam deputet i Kuvendit të Kosovës dhe do të veproj sipas të drejtave dhe obligimeve të deputetit duke përfaqësuar ekskluzivisht vullnetin e votuesve që më kanë besuar.

Janë valide të gjitha deklaratat e mija deri më tani por jo informatat sipas burimeve anonime që qarkullojnë në media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat