Zgjedhja e presidentit në Kosovë, analistja komenton vendimin e LDK-së

Aktuale

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, analistja komenton vendimin e LDK-së

Më: 31 mars 2021 Në ora: 14:38
Lumir Abdixhiku

Analistja Donika Emini komentoi në Euronews Albania prononcimin e LDK-së për zgjedhjen e presidentit në Kosovë.

Sipas saj, vendimi i Lumir Abdixhikut tregoi një pjekuri dhe kulturë politike.

“Është problematike bindja e tre deputetëve që kanë pozicion të paqartë ose refuzues në raport me zonjën Osmani”, u shpreh analistja.

Ajo shtoi më tej se Lumir Abdixhiku “mbështeti një stabilitet të brendshëm politik në Kosovë dhe se nuk e bëri Vetëvendosja sa ishte në opozitë”.

Lidhja Demokratike e Kosovës vendosi të marrë pjesë në Parlament në seancën që do të zgjidhet Presidenti i Kosovës.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me deputetët e partisë së tij.

Ky i fundit theksoi se ky është vendimi i Kryesisë së LDK-së, i votuar me shumicë absolute, duke shtuar se ai pret që 15 deputetët e partisë të tij, të respektojnë këtë vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat