“Ambasada në Jerusalem çështje e kryer”, kryediplomatja Donika Gërvalla, lajm në mediat e famshme botërore

Aktuale

“Ambasada në Jerusalem çështje e kryer”, kryediplomatja Donika Gërvalla, lajm në mediat e famshme botërore

Më: 31 mars 2021 Në ora: 15:03
Donika Gervalla

Mediat e mëdha botërore e kanë bërë lajm deklaratën e kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvalla, e cila mbrëmë e ka cilësuar çështje të kryer çështjen e lokacionit të Ambasadës së Kosovës në Izrael, e cila u vendos në Jerusalem. Agjencia amerikane e lajmeve, “Associated Press” e gazeta e famshme amerikane, “The Washington Post” kanë raportuar për këtë.

Ministrja e re e Jashtme e Kosovës thotë se e konsideron hapjen e ambasadës së vendit në Jerusalem si një “çështje të kryer”, shkruan AP dhe Washington Post.

Ministrja e Jashtme Donika Gervalla u pyet gjatë një interviste në lidhje me presionin që presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka ushtruar mbi Qqeverinë e re të Kosovës për ta rishikuar hapjen e ambasadës në Jerusalem.

“Kam përshëndetur njohjen diplomatike nga Izraeli dhe mendoj që çështja e ambasadës tonë në Izrael është çështje e kryer. Nuk do t’i hymë aventurave diplomatike për të rikthyer në shqyrtim një çështje që ka përfunduar”, tha Gërvalla.

Gervalla tha se Kosova dëshiron t’i forcojë lidhjet me Izraelin por gjithashtu dëshiron të ketë “miqësi të mirë, raporte të mira me autoritetet palestineze”.

Kosova vendosi zyrtarisht lidhje diplomatike me Izraelin më 1 shkurt dhe në fillim të këtij muaji u bë vendi i parë evropian dhe i pari me shumicë myslimane që vendosi ambasadë në pjesën perëndimore të Jerusalemit, shkruajnë AP dhe WP.

Lëvizjet pasuan një takim të Shtëpisë së Bardhë ku ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, mori pjesë në shtator me atë kohë presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Shtetet e Bashkuara dhe Guatemala janë të vetmet vende tjera që kanë ambasada në Jeruszalem. Shumica e kombeve i kanë ambasadat e tyre në Izrael me seli në Tel Aviv.

Erdogan në një letër urimi për kryeministrin Albin Kurti pasi ai mori detyrën javën e kaluar, i kërkoi ta rishikojë vendimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat