Ndalohen tre policë për rastin “Karaçeva”

Aktuale

Ndalohen tre policë për rastin “Karaçeva”

Më: 31 mars 2021 Në ora: 16:07
Policia e Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Gjilan, njoftojnë se sot janë ndaluar edhe tre persona të dyshuar lidhur me rastin ‘’Karaçeva’’.

“Tre të dyshuarit (zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitarë – Lindje) janë ftuar sot në orët e paradites për intervistim në cilësi të të dyshuarve në objektin e IPK-së në Hajvali.

Të njëjtit pas intervistës me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Gjilan janë arrestuar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “ Kontrabandimi me mallra” e paraparë me nenin 311 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse si pjesë e procedurave administrative me rekomandim të IPK-së edhe janë suspenduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat