Gërvalla takohet me ambasadoren holandeze, Carin Lobbezzo

Aktuale

Gërvalla takohet me ambasadoren holandeze, Carin Lobbezzo

Më: 31 mars 2021 Në ora: 16:55
Pamje nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim ambasadoren holandeze në Kosovë, Carin Lobbezzo, nga e cila ka marrë përgëzime për detyrën e re.

Të dyja bashkëbisedueset kanë përmendur marrëdhëniet e mira bilaterale midis dy shteteve, duke shprehur gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të tyre.

Është biseduar për situatën me menaxhimin e pandemisë dhe është thënë se sigurimi i vaksinave për qytetarët e Kosovës është prioritet i Qeverisë së Kosovës, të mbështetur edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Ministrja Gërvalla ka falënderuar shtetin holandez për mbështetjen dhe njëherësh ka kërkuar vazhdimin e bashkëpunimit në ekonomi, shëndetësi, bujqësi dhe kulturë.

Në këtë kontekst, ministrja Gërvalla ka shfaqur bindjen se shteti holandez do të vazhdojë t`i qëndrojë afër Kosovës edhe në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat