Konjufca: Gjykatat tona t`i dënojnë kriminelët edhe në mungesë

Aktuale

Konjufca: Gjykatat tona t`i dënojnë kriminelët edhe në mungesë

Më: 31 mars 2021 Në ora: 17:07
Glauk Konjufca

U.d. Presidenti i Kosovës, njëherësh Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka bërë homazhe te memoriali kushtuar 41 të rënëve në masakrën e Burimit, në Malishevë.

Përkujtimin dhe nderimin e të rënëve në Burim, u.d. Presidenti Konjufca e ka cilësuar si obligim institucional.

“Jemi këtu, gjallë e bashkë, sepse dikush e ka derdhë gjakun. Ata janë rreth 14.000 qytetarë të Kosovës, të cilët janë vrarë e masakruar nga shteti okupator serb. Po ashtu janë edhe 2500 dëshmorë të cilët nën uniformë e kanë dhënë jetën për lirinë tonë”, ka theksuar u.d. Presidenti Konjufca.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se familjarët por edhe populli nuk mund të kenë qetësi pa u vendosur drejtësia në vend.

“Është detyrë e jona t`i gjurmojmë, t`i gjejmë, por edhe t`i dënojmë kriminelët. Shteti ynë tashmë i ka të gjitha ligjet e nevojshme,  si dhe mekanizmat për t`i dënu ata që kanë bërë masakra gjithandej nëpër Kosovë. Para dy-tre viteve, siç e dini, e kemi miratur ligjin që iu mundëson gjykatave tona t`i dënojnë kriminelët serbë edhe në mungesë. Duhet të shqiptohen dënime për të gjithë ata që argumentohet se kanë bërë krime në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera z.Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat