Me plumba në trup, ish-ushtari i UÇK-së i plagosur në protestën e 10 shkurtit të 2007, emërohet shofer i ministrit Mehaj

Aktuale

Me plumba në trup, ish-ushtari i UÇK-së i plagosur në protestën e 10 shkurtit të 2007, emërohet shofer i ministrit Mehaj

Më: 31 mars 2021 Në ora: 18:13
Zenel Zeneli dhe Mehaj

Zenel Zeneli, i plagosur nga Policia rumune e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë në protestën e 10 shkurtit të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje kundër Pakos së Ahtisaarit, me vështirësi arriti t’u mbijetoj plagëve. Por 10 vite pas, Zeneli është emëruar shofer i Ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti.

Ishte vetëm 25 vjeçar kur u plagos në protestën e 10 shkurtit në të cilën kundërshtohej propozimi i Ahtisaarit për zgjidhjen e statusit final të Kosovës e ku mbetën të vrarë Mon Balaj e Arben Xheladini, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që atëbotë punonte si sigurim, u plagos me dy plumba në sheshin e Prishtinës. Policia rumune, e cila nuk u mor në përgjegjësi, e goditi Zenelin në gjoks dhe këmbë.

Image

”E kam pa që mu ka nxeh gjoksi. Kam qenë në uniformë, ka qenë një këmishë e kaltër, e kam pa gjoksin e kam pa që është me gjak, por trupi i nxehtë. S’kam pas shumë dhimtë dhe më kanë goditë edhe n’kamën e djathtë”, kishte rrëfyer Zeneli.

Nga sheshi ku po protestonte, aktivisti i plagosur i VV-së kishte përfunduar në Klinikën Universitare të Kosovës ku edhe mori ndërhyrjen e parë kirurgjike.

Por, jo gjithçka shkoi mirë për ish-ushtarin e UÇK-së, i cili u transferuar në kampin ‘Bondsteel’ e pastaj në spitalin ushtarak në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Image

E pas disa ndërhyrjeve në Prishtinë e Shkup, Zeneli arriti të zgjohet nga koma. Megjithatë ai vazhdon t’i ketë në trup.

Edhe 14 vite nga protesta, Zeneli vazhdon t’i ketë në trup plumbat që i mori nga policia rumune e UNMIK-ut.

Zeneli së fundmi është emëruar shofer i ministrit të Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Image

Punën e re, që e nisi të martën, e konfirmoi , vetë Zenel Zeneli.

Në protestën e 10 shkurtit të 2007 mbetën të vrarë Mon Balaj e Arben Xheladini dhe shumë të tjerë u plagosën nga njësiti rumun i Policisë së UNMIK-ut, të cilët nuk u ndjekën asnjëherë penalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat