​Ministrja Haxhiu takohet me ambasadorin Abbott

Aktuale

​Ministrja Haxhiu takohet me ambasadorin Abbott

Më: 31 mars 2021 Në ora: 20:18
Foto nga takimi

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu priti sot në një takim ambasadorin Nicholas Abbott me të cilin ka biseduar mbi rishikimin funksional të sektorit të drejtësisë, i cili proces vazhdon të ketë mbështetjen nga Ambasada britanike në Kosovë.

Ambasadori Abbott me këtë rast shprehu vullnetin për të zhvilluar partneritetin me Ministrinë e Drejtësisë, për të forcuar në këtë mënyrë rendin dhe ligjin.

Ndërsa, ministrja Haxhiu u shpreh optimiste për iniciativat e ndërmarra në drejtim të ngritjes dhe forcimit të rendit juridik në Kosovë, veçanërisht pas besimit të madh të qytetarëve dhënë Qeverisë Kurti 2 në zgjedhjet e fundit, me ç’rast kjo e obligon edhe më shumë qeverisjen e mirë për tejkalimin e krizave në të cilat është e vënë ajo.

Në takim gjithashtu u fol edhe për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, ku u potencua rishikimi i mekanizmave antikorrupsion, thuhet në komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat