U bë shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së, flet Mimoza Kusari, ja kush e propozoi

Aktuale

U bë shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së, flet Mimoza Kusari, ja kush e propozoi

Nga: N.Sh Më: 31 mars 2021 Në ora: 21:44
Mimoza Kusari-Lila

Mimoza Kusari – Lila, do të jetë shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kusari përmes një shkrimi në Facebook, ka falënderuar kryeministrin dhe liderin e LVV-së, Albin Kurtin që e ka propozua dhe kolegët deputetë që e votuan.

Ajo thotë se, është mirënjohëse dhe e nderuar me këtë përgjegjësi të re që iu besua.

Postimi i plotë:

Mirënjohëse dhe e nderuar me përgjegjësitë e reja të besuara nga bashkëpunëtorët e mi në kuadër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje!

Për dy vite me radhë kemi pasur një bashkëpunim dhe bashkërendim të aktivitetit tonë parlamentar dhe zgjedhor në dy palë zgjedhje nacionale.

Të jesh shefe e grupit më të madh Parlamentar në vend është respekt dhe përgjegjësi e madhe për të cilat jam e gatshme t’i marrë me seriozitet dhe përkushtim.

Faleminderit Kryeministrit të Kosovës dhe Kryetarit të Lëvizjes, Albin Kurti për propozimin dhe gjithë kolegëve deputetë për mbështetjen e tyre.

Na priftë e mbara së bashku!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat