Ende nuk ka një datë se kur pritet të mbahet seanca për votimin e presidentit

Aktuale

Ende nuk ka një datë se kur pritet të mbahet seanca për votimin e presidentit

Më: 1 prill 2021 Në ora: 12:10
Kuvendi i Kosovës

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu, ka thënë se ende nuk ka një datë se kur pritet të zhvillohet senaca për zgjedhjen e presidentit.

Në një prononcim për Euronews Albania, Kryezu ka thënë se LVV është duke punuar që të arrihen votat për kandidaten për presidente, Vjosa Osmani.

“Ne si Lëvizje Vetëvendosje dhe si Grup Parlamentar po punojmë që të arrijmë votat që do të marrin pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit të Kosovës”, u shpreh ajo.

Kryeziu ndër tjera ka thënë se nuk ka një afat të caktuar se kur pritet të votohet presidenti, megjithatë, shtoi se data nuk është e largët.

Në fund, anëtarja e LVV-së ka thënë se kjo parti nuk pret nga Lista Serbe që t’ia bëj kuorumin për çështjen e presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat