​Musliu: Sot bashkëndjejmë me të gjithë familjarët e Lybeniqit që humbën më të dashurit e tyre

Aktuale

​Musliu: Sot bashkëndjejmë me të gjithë familjarët e Lybeniqit që humbën më të dashurit e tyre

Më: 1 prill 2021 Në ora: 13:09
Ganimete Musliu

Për të nderuar të rënët e masakrës së Lybeniqit të Pejës, sot në 22-vjetorin e kësaj masakre kanë bërë homazhe edhe përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës.

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, tha se këto ditë të përkujtimit nuk guxojnë të harrohen, derisa shtoi se duhet t'iu tregohet pasardhësve se sa shtrenjtë është paguar liria e Kosovës.

Musliu: Sot bashkëndjejmë me të gjithë familjarët e Lybeniqit

"Sot jemi në Lybeniq për të përkujtuar të gjithë të rënët, masakra në Lybeniq është një nga masakrat me përmasat më të mëdha që kanë ndodhur në Kosovë dhe thjesht këto ditë nuk guxojmë në asnjë moment dhe në asnjë formë të harrohen, duhet t'i sjellim gjithmonë në vëmendje, t'iu tregojmë pasardhësve tanë, fëmijëve tanë që e kemi paguar lirinë shumë shtrenjtë me gjakun e më të dashurve tanë. Sot bashkëndjejmë me të gjithë familjarët e Lybeniqit që përkujtojnë të afërmit e tyre, sikurse bashkëndjejmë me të gjithë ata familjarë të Kosovës që tashmë prej 28 shkurtit kur ka filluar lufta në Likoshan e Qirez çdo ditë kemi data përkujtimore. Dashtë Zoti që gjaku i tyre të jetësohet e të lartësohet dhe Kosova të jetë në rrugë të mbarë", tha ajo.

Homazhe gjatë ditës në Lybeniq ka bërë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat