Orlando takon Rakiqin: Partitë të jenë konstruktive për zgjedhjen e presidentit

Aktuale

Orlando takon Rakiqin: Partitë të jenë konstruktive për zgjedhjen e presidentit

Më: 1 prill 2021 Në ora: 13:31
Pamje nga takimi

E përsërita thirrjen time për të gjitha partitë që të flasin, të jenë konstruktive dhe të përgjegjshme në funksion të zgjedhjeve presidenciale

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka takuar ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq.

Ambasdori italian shkruar se me Rakiqit ia ka përsëritur thirrjen që të gjitha partitë të falsin, të jenë konstruktiv dhe të përgjegjshëm në funksion të zgjedhjeve presidenciale, duke theksuar se dështimi do të ndikonte negativisht te të gjithë qytetarët.

Poashtu në këtë takim Orlando e Rakiq kanë biseduar edhe për çështje të ndryshme urgjente mes komuniteteve që duhet të trajtohen nga Qeveria.

“Takim i shkëlqyeshëm me Ministrin Rakic. E përsërita thirrjen time për të gjitha partitë që të flasin, të jenë konstruktive dhe të përgjegjshme në funksion të zgjedhjeve presidenciale. Dështimi do të ndikonte negativisht te të gjithë qytetarët e #Kosovës. Diskutuam për #Covid-in dhe çështje të ndryshme urgjente mes komuniteteve që duhet të trajtohen nga Qeveria”, ka shkruar Orlando nw Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat