Mehaj priti në vizitë komandantin e KFOR-it, gjeneral major Franco Federici

Aktuale

Mehaj priti në vizitë komandantin e KFOR-it, gjeneral major Franco Federici

Më: 1 prill 2021 Në ora: 14:13
Pamje nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga Inspektori i Përgjithshëm i FSK-së, gjeneral major Bashkim Jashari priti sot në vizitë komandantin e KFOR-it, gjeneral major Franco Federici.

Në fillim, gjeneral Federici uroi për marrjen e detyrës ministrin Mehaj duke shprehur vullnetin e plotë për bashkëpunim të ngushtë. Ai shprehu vlerësimin e tij të lartë për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, profesionalizmin e dëshmuar si dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit të deritashëm në shumë fusha në mes të KFOR-it dhe FSK-së.

Nga ana e tij, ministri Mehaj shprehu falënderimin për vizitën si dhe mirënjohjen e për misionin e KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit po edhe në sigurinë rajonale. Ministri Mehaj siguroi gjeneralin Federici se Ministria e Mbrojtjes do të jetë bartëse e politikave bashkëkohore të mbrojtjes mbi bazën e konceptit të integrimit në NATO. Ndër të tjera, ministri Mehaj theksoi se FSK do të vazhdojë avancimin në aftësi dhe kapacitete operacionale të nevojshme për përmbushjen e misionit dhe mandatit të saj.

Në fund të dy u pajtuan për intensifikimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat