Gjinovci: Masat anti COVID janë idiotizëm, hapni vende të reja të punës, leni pallavrat

Aktuale

Gjinovci: Masat anti COVID janë idiotizëm, hapni vende të reja të punës, leni pallavrat

Nga: D.RR Më: 1 prill 2021 Në ora: 14:39
Rron Gjinovci

Aktivisti Rron Gjinovci, ka reaguar pas lajmit se mund të ketë masa të reja anti covid në vend.

Ai thotë se Kosova ka popullsinë më të re në Evropë dhe mund t'ia dalim edhe pa masa.

Në fund, Gjinovci ka bërë thirrje të hapen vende të reja pune.

Postimi i tij:

Masat e reja anti Covid jon idiotizëm. Vikendin e kalum isha në Vushtrri, Mitrovicë, Skenderaj e Drenas, në asnjerin qytet nuk respektohen masat. Megjithatë spitalet nuk po stërmbushen qysh thojshin. Pa masa, ne po ia dalim sepse jena popullsia ma e re në Evropë. Pra, masat janë idiotizëm. Thjesht që politikanët me mujt me arsyetu ekzistencën e vet. Krijoni vende të reja pune, leni ju masat.

Kosova ka demografi të pakrahasushme me shumicën e vendeve të botës. Nuk mundet vendi me 75% të popullsisë nën moshen 35 vjeçare me apliku masa për mbrojtje nga nji virus që targeton moshat e shtyme, sikurse vendet tjera që as nuk krahasohen në vitalitet të popullsisë me Kosovën.

Pse masat e reja nëse nuk ka rrezik me u stërmbush spitalet? A përnime po ua merr menja që dikush mundet me kontrollu vdekjen a?

Çelni vene të reja të punës. Leni pallavrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat