Haziri e konfirmon se tre deputetë të LDK-së kanë dilema për zgjedhjen e Osmanit presidente

Aktuale

Haziri e konfirmon se tre deputetë të LDK-së kanë dilema për zgjedhjen e Osmanit presidente

Më: 1 prill 2021 Në ora: 15:36
Lutfi Haziri

Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se subjekti të cilin përfaqëson është pro që të gjithë deputetët duhet të qëndrojnë në sallë, në momentin kur Vjosa Osmani do të votohet për presidente të Kosovës.

Haziri në një deklaratë për blic, ka thënë se tashmë “LDK ka kryer punën e saj” dhe “ju mbetet të tjerëve që të kryejnë obligimin e tyre”.

Haziri ka thënë janë tre deputet të partisë së tij që aktualisht, assesi nuk janë bindur me propozimet dhe qëndrimet e Kryesisë së partisë.

“LDK ka zbardhë rolin në zgjedhje. Tash ju mbetet tjerëve obligimi. 3 deputet e LDK që kanë dilema është çështje e tyre, por GP LDK ka qëndrimin unike si pasojë edhe e vendimit të Kryesisë së LDK-së”, ka thënë Lutfi Haziri.

Aktualisht janë tre deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës që janë kundër vendimit të Kryesisë së LDK dhe Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti, Agim Veliu e Driton Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat