Ministrja e Arsimit merr vendimin e parë, shkarkon anëtarin e bordit të KSHC-së

Aktuale

Ministrja e Arsimit merr vendimin e parë, shkarkon anëtarin e bordit të KSHC-së

Më: 1 prill 2021 Në ora: 17:18
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërije Nagavci

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërije Nagavci e ka shkarkuar anëtarin e bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Binak Beqajn.

Me këtë vendim, Nagavci e ka shfuqizuar vendimin paraprak që e kishte marrë ish-ministri i këtij dikasteri, Ramë Likaj për emërimin e Beqajt.

Likaj e kishte emëruar Beqajn si anëtar në KSHC, ndërsa ky vendim nuk ishte ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, siç parashihet me ligj.

Në Bordin e KSHC-së aktualisht kanë mbetur vetëm 3 anëtarë.

Në shkurt, tre anëtarët ndërkombëtarë dhe dy anëtarë vendorë të KSHC-së kishin dhënë dorëheqje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat