Konjufca priti në takim ambasadorin turk në Kosovë, Çagri Sakar 

Aktuale

Konjufca priti në takim ambasadorin turk në Kosovë, Çagri Sakar 

Më: 1 prill 2021 Në ora: 18:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim ambasadorin turk në Kosovë Çagri Sakar, i cili e ka përgëzuar për detyrën e re.

Në takim është biseduar për zhvillimet politike, situatën me pandeminë si dhe përpjekjet e Kosovës për sigurimin e vaksinave anticovid.

Janë shqyrtuar edhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në sferën e ekonomisë, këmbimit tregtar dhe zhvillimit të diplomacisë parlamentare.

Kryetari Konjufca e ka informuar ambasadorin turk për prioritetet e këtij mandati dhe ka përmendur dinamizmin e punës së organit legjislativ, reformën zgjedhore si dhe reformat në sistemin e drejtësisë. ​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat