U pa duke u relaksuar me Vjosa Osmanin dhe familjet e tyre në Gërmi, flet Albin Kurti

Aktuale

U pa duke u relaksuar me Vjosa Osmanin dhe familjet e tyre në Gërmi, flet Albin Kurti

Më: 1 prill 2021 Në ora: 18:28
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani me familjet e tyre në Gërmi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, ku shihet bashkë me deputeten dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, teksa qëndronin bashkë me familjet në Parkun e Gërmisë në periferi të Prishtinës.

Kurti thotë se kanë kaluar mirë bashkë me Ritën, Vjosën, Prindonin dhe vajzat Andën, Duan e Lean.

Përmes kësaj fotografie, Kurti ka përcjellë edhe një mesazh politik, duke thënë se “pranvera politike” erdhi më herët se pranvera si stinë.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

“Duket që pranvera si mot ju vonua asaj politike: erdhi në muajin prill. Bashkë me Andën e Duan, Vjosën e Prindonin, Lea, Rita dhe unë ia kaluam bukur në parkun Gërmia”, ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat