Ministria e Shëndetësisë dhe UNOPS me marrëveshje bashkëpunimi për situatën me COVID-19

Aktuale

Ministria e Shëndetësisë dhe UNOPS me marrëveshje bashkëpunimi për situatën me COVID-19

Më: 1 prill 2021 Në ora: 18:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministria e Shëndetësisë dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS) kanë nënshkruajtur sot marrëveshje për implementimin e projektit të përgjigjes emergjente ndaj COVID-19 në Kosovë, që buron nga Marrëveshja e financimit me bankën e Këshillit të Evropës.

Me këtë rast, ministri Vitia dhe Brendan Kieernan, shef i Zyrës së UNOPS-it për Kosovë, vlerësuan se bashkëpunimi midis MSh-së dhe partnerëve do të fuqizojë kapacitetet e Kosovës për një përgjigje sa më gjithëpërfshirëse ndaj COVID-19.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS), nënshkruan sot Marrëveshje për implementimin e projektit të përgjigjes emergjente ndaj COVID-19 nëKosovë, që buron nga Marrëveshja e financimit me bankën e Këshillit të Evropës.

Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua sot nga Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia dhe Z. Brendan Kieernan, shef i Zyrës së UNOPS-it për Kosovë.

Me këtë marrëveshje UNOPS-i do të implementojë pjesën infrastrukturore të “Zinxhirit të ftohtë” që do të shërbeje për programin e imunizimit në tërësi në Kosovë dhe që do të ndikojë në mbarëvajtjen e përgjigjes së përgjithshme ndaj COVID-19 në Kosovë.

Ministri Vitia dhe z. Kieernan, vlerësuan se bashkëpunimi midis MSh-së dhe partnerëve do të fuqizojë kapacitetet e Kosovës për një përgjigje sa më gjithëpërfshirëse ndaj COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat