Gruaja e Agim Ramadanit tregon se çfarë i ndodhi me kunatën e një politikani të fortë në Kosovë

Aktuale

Gruaja e Agim Ramadanit tregon se çfarë i ndodhi me kunatën e një politikani të fortë në Kosovë

Nga: P.R Më: 1 prill 2021 Në ora: 19:29
Shukrije Ramadani, gruaja e heroit të kombit, Agim Ramadani

Aktori Çun Lajçi, përmes një postimi në facebook ka treguar se si i ka kursyer paratë që ta blejë një telefon të modelit iPhone 12.

“S'e kam për tjetër, vetëm që ta dini se si njeriu n'pleqni bahet kursimtarë! Tetë muej ditë s'e preka pensionin! (Shita libra e bukën e sigurova!) Bahuni bashkë, bahuni bashkë iu thojsha pareve! U bana ma shumë kursimtar se gjakovari! A dini pse? Sepse jam artist hajvan! Jam i dashunuem n'teknikë si t'isha fëmijë! Iphon 12 ma rrudhte synin me ato rrush kamerash, sa herë ua shikoja analistëve, gazetarve e panelistëve ne TV çdo natë, e thojsha shtrengoje rrypin, shtrengoje rrypin, bani bashkë paret e bleje thiun! Kur me mbërtheu Covidi u tuta mos po vdes, e menzi shkova deri të banka. Merri paret, merri paret, se tybe s'të dalin për ilaçe o thi hajvan! Merri se n'vorr nuk t'vyen telefoni! Pasha Zotin e madh s'iu rrejta, qeshtu bana e ju qeshni pak se për kurgja tjetër s'e kam. Me besoni: - Mehesap krejt i marrë jam!”, ka shkruar aktori Lajçi.

E në këtë postim ka komentuar edhe Shukrije Ramadani, gruaja e heroit të kombit, Agim Ramadani.

“Eu Çun Lajçi, si për inatë me ndodhi sot nji koinçidencë përputhëse me Eiphone 12, që më nervozoi. Kunata e nji politikani te "fortë" nxitojke me ja qu femiut te saj 12-tshin,se ju kish prishë para 3-4 dite 'e sun rri pa to, Po qe mixha i mir ja pruni menihere n'paketë"! Dhe me shkoj mendja-mos koftë për keq-kujna ja paska krye 'naj punë' që kaq lehtë ia falė nji Eiphon 12, nji qilimu që si vyen sen!!! Mos vet as spo guxoj mi menu krahasimet!!!”, ka shkruar në komentin e saj Shukrije Ramadani, përcjellë “Bota sot”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat