“Bravo Donika Gërvalla”, Arbana Xharra entuziazmohet me ministren e Kosovës, ja çfarë shkruajnë mediat botërore

Aktuale

“Bravo Donika Gërvalla”, Arbana Xharra entuziazmohet me ministren e Kosovës, ja çfarë shkruajnë mediat botërore

Nga: N.Sh Më: 1 prill 2021 Në ora: 19:45
Donika Gërvalla

“Çështja e hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem është punë e kryer”. Kështu ka deklaruar ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, si përgjigje ndaj kërkesës së shtetit të Turqisë.

“Kam përshëndetur njohjen diplomatike nga Izraeli dhe mendoj që çështja e ambasadës tonë në Izrael është çështje e kryer. Nuk do t’i hymë aventurave diplomatike për të rikthyer në shqyrtim një çështje që ka përfunduar”, ka deklaruar Gërvalla dy ditë më parë.

E kjo deklaratë e ministres, ka bërë bujë në mediat botërore, përcjell gazeta “Bota sot”.

Sipas ish-gazetares Arbana Xharra mediat e huaja po raportojnë për refuzimin e Gërvallës që i bëri shtetit turk.

“Donika Gërvalla-Schëarz bravo ?? Mediat botërore raportojnë sesi ministrja Gervalla refuzoi kërkesën e Turqisë për të rishqyrtuar vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Kapuçin e nderuar ?”, ka shkruar Xharra në Facebook.

Donika Gërvalla-Schwarz bravo ?? Mediat boterore raportojne sesi ministrja Gervalla rrefuzoi kerkesen e Turqise per te rishqyrtuar vendosjen e ambasades se Kosoves ne Jerusalem. Kapuqin e nderuar ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat