Muja: Albin Kurti u sakrifikua që e mori vaksinën

Aktuale

Muja: Albin Kurti u sakrifikua që e mori vaksinën

Më: 1 prill 2021 Në ora: 20:53
Armend Muja, Albin Kurti

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja i ftuar në emisionin “Direkt”, thotë se Albin Kurti u sakrifikua që mori vaksinën.

“Kjo është sakrificë, që bëri zotri Kurti, sepse ai e ka kaluar COVID-19, kjo është formë kur ai me veprimin e tij u mundua të transmetojë tek shoqëria se vaksina është e sigurt dhe duhet të merret, kjo është bërë edhe në Amerikë,” –  tha ai.

Muja vaksinimin e Kurtit e konsideron si mesazh të përçuar se vaksinimi me AstraZeneca është i sigurt.

“Nëse i shikoni lajmet ndërkombëtare dhe lajmet rajonale, kjo lloj vaksine ka shumë thashetheme, dhe Kurti vendosi kështu që për të përçuar një mesazh të sigurisë së vaksinimit,” – shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat