Reagon përsëri Çun Lajçi: Ikni e zhdukuni, ju e flliqni gojën tue m’sha, komandantat...

Aktuale

Reagon përsëri Çun Lajçi: Ikni e zhdukuni, ju e flliqni gojën tue m’sha, komandantat...

Nga: P.R Më: 1 prill 2021 Në ora: 21:11
Çun Lajçi

Gjatë ditës së sotme, aktori i njohur Çun Lajçi, përmes një postimi në facebook ka treguar se si i ka kursyer paratë që ta blejë një telefon të modelit iPhone 12.

“S'e kam për tjetër, vetëm që ta dini se si njeriu n'pleqni bahet kursimtarë! Tetë muej ditë s'e preka pensionin! (Shita libra e bukën e sigurova!) Bahuni bashkë, bahuni bashkë iu thojsha pareve! U bana ma shumë kursimtar se gjakovari! A dini pse? Sepse jam artist hajvan! Jam i dashunuem n'teknikë si t'isha fëmijë! Iphon 12 ma rrudhte synin me ato rrush kamerash, sa herë ua shikoja analistëve, gazetarve e panelistëve ne TV çdo natë, e thojsha shtrengoje rrypin, shtrengoje rrypin, bani bashkë paret e bleje thiun! Kur me mbërtheu Covidi u tuta mos po vdes, e menzi shkova deri të banka. Merri paret, merri paret, se tybe s'të dalin për ilaçe o thi hajvan! Merri se n'vorr nuk t'vyen telefoni! Pasha Zotin e madh s'iu rrejta, qeshtu bana e ju qeshni pak se për kurgja tjetër s'e kam. Me besoni: - Mehesap krejt i marrë jam!”, ka shkruar Lajçi.

E Lajçi ka reaguar përsëri lidhur me këtë postim, pasi siç ka shkruar ai, po shahet e po fyhet.

“Unë deshta me iu tregua gjithçka që mendova kur isha smutë, e ju e flliqni gojën tue m'sha! E kuptoj kur ua kritikoj komandantat, por pse keni smirë ndaj andrrave t'mia? Mos kërkova lëmoshë pse u shkrova për dëshirat e mia e paret e kursyeme? S'iu pengojnë pallatet e villat e kerret luksoze t'komandirave tuej, po kursimet e pensionit tim? A dini more me lexua çka shkruhet, jo çka juve ju duhet! Ikni, zhdukuni analfabet, se nuk e metitoni sinqeritetin e poetit, artistit, shkrimtarit. Ju jeni zymtësia e verbueme deri n'palcê!”, ka shkruar ndër tjerash Çun Lajçi.

Postimi i plotë:

O s'jeni njerëz bre e s'keni njerëzi!

Ju s'dini as me i lexua as me i marrë vesh shkrimet e mia!

A i keni dy gram shkollë more?

Unë deshta me iu tregua gjithçka që mendova kur isha smutë, e ju e flliqni gojën tue m'sha!

E kuptoj kur ua kritikoj komandantat, por pse keni smirë ndaj andrrave t'mia?

Mos kërkova lëmoshë pse u shkrova për dëshirat e mia e paret e kursyeme?

S'iu pengojnë pallatet e villat e kerret luksoze t'komandirave tuej, po kursimet e pensionit tim?

A dini more me lexua çka shkruhet, jo çka juve ju duhet!

Ikni, zhdukuni analfabet, se nuk e metitoni sinqeritetin e poetit, artistit, shkrimtarit. Ju jeni zymtësia e verbueme deri n'palcê!

Mos thashë: Aman ma bleni nji iphon, që m'krahasoni me Azizin.

S'jam si ju analfabet që ta kuptoni veç njeriun e pa shkollë! Këtë ju e doni se vetëm kaq tru keni.

Ikni dhe kurrë mos truponi rrugëve t'mia o krimba që e hani vetvetën ku s'duhet, se vetëm shqiptari shpirtzi ta ngjet t'pa bamen e t'pa thanunën!

Une deshta me ju tregua t'vërtetën time, dhe, edhe kjo iu pengoi e deshtët ta interpretoni sipas kutit tuej!

O ikni sa s'jam ikë me marr azil ku s'merret, se nuk e meritoni shpirtin tim të dëlirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat