PDK i kritikoi Kurtin dhe Osmanin për piknikun e tyre me “xhipa” në Gërmi, vjen reagimi i ashpër i Ahmetit

Aktuale

PDK i kritikoi Kurtin dhe Osmanin për piknikun e tyre me “xhipa” në Gërmi, vjen reagimi i ashpër i Ahmetit

Nga: A.Zh Më: 1 prill 2021 Në ora: 21:28
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani me familjet e tyre në Gërmi

Opinionisti dhe një njohësi i çështjeve politike Xhemal Ahmeti, ka reaguar pas kritikave të opozitës ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe kandidates për presidente Vjosa Osmani, për kohën e kaluar sot në Gërmi.

Ahmeti ka thënë se kritikat si ajo e zëdhënësit të PDK-së Avni Bytyçit, vetëm sa e gërditin edhe më shumë qytetarin normal, përcjell Bota sot.

“Me xhipa të zi, rreth 10 prej tyre, e me truproje për në Gërmi me familje, kuptohet në ditë pune. Ekonomia në greminë, e mbi 10 vdekje mesatarisht në ditë për shkak të pandemisë, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani gjetën kohën edhe për piknik. Kësaj i them me pas prioritete në jetë. * Po e paramendoj histerinë e disave sikur të vepronin të tjerët kështu. Edhe mos të harroj ata nuk kishin të veshur patike!”, ka shkruar Bytyçi.

E Ahmeti ka një koment për “xhipat”.

“O-pozita dhe "kritika" banale Edhe kësaj i thënshin opozitë. A mos doni t'i mbyllim në kafaz, me fëmijë e me gjithçka? Kjo lloj kritike vetëm se gërditë edhe më shumë qytetarin normal nga partitë e llojit. Plus kush flet për "xhipa" se?”, ka shkruar Xhemal Ahmeti në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat