Haradinaj tregon si do të votonte në referendumin për bashkim Kosovë-Shqipëri

Aktuale

Haradinaj tregon si do të votonte në referendumin për bashkim Kosovë-Shqipëri

Më: 1 prill 2021 Në ora: 22:19
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë.

Ai ka treguar se si do të votonte në rast të një referendumi për bashkim të të dy shteteve.

“Nuk dua të përgjigjesha tani. Nuk është koha. Jam për fuqizim të Kosovës. Por nëse vjen koha që ne nuk mund asesi të i bashkohemi familjes së kombeve, OBK-së, atëherë duhet të vijë një kohë që të bëjmë një zgjidhje. Rruga jonë shkon drejt NATO-s. Nuk kemi rrugë tjetër. Nëse nuk na mundësohet, atëherë nuk kemi cfarë të kërkojmë tjetër përpos një unioni me Shqipërinë”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se nuk dëshiron në një shkrirje të plotë me shtetin e Shqipërisë, ndonëse ka thënë se nuk e ka menduar se si do të funksiononte kjo.

“Unioni është mënyra e organizimit e shteteve, por që ka mjaft subjektivitetit secili që bën pjesë në atë union. Nuk e kam atë die tash. Kemi shumë komuna në Kosovë. Në Shqipëri ka bashki. Nuk duhet të heqim kufijtë mes Therandës dhe Prizrenit për shembull. Nuk duhet të largohemi nga subjektiviteti. Por duhet që të punojmë për një union”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat