Lutfi Haziri përsërit deklaratën e tij të famshme dhe tregon a ka inate me Vjosa Osmanin

Aktuale

Lutfi Haziri përsërit deklaratën e tij të famshme dhe tregon a ka inate me Vjosa Osmanin

Më: 1 prill 2021 Në ora: 23:50
Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri; foto "Bota sot"

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Komunës së Gjilanit, ka folur për zgjedhjen e Presidentit në seancën që pritet të mbahet së shpejti në Kuvendin e Kosovës.

Ai e ka përsëritur edhe një herë deklaratën e tij të famshme se “Presidenti kalon nga zyrat e LDK-së”.

“Tash e disa vite dihet, presidenti kalon nga zyrat e LDK-së. Ne kemi vendosur të jemi pjesëmarrës në procesin e zgjedhjes së Presidentit. LDK-ja do të jetë më unike se kurrë, edhe më unike se e gjithë Vetëvendosja, por ne nuk përzihemi në votat e deputetëve. Votat e deputetëve janë të fshehta dhe varen nga vullneti i tyre”, ka thënë Hazir.

Ai ka thënë se nuk kanë inate me Vjosa Osmanin, edhe pse ajo është larguar nga LDK-ja e hidhëruar, pasi që sipas Hazirit, ajo është formuar politikisht në frymën e LDK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat