Nuk është vetëm Kurti, edhe Lutfi Haziri merr vaksinen anticovid

Aktuale

Nuk është vetëm Kurti, edhe Lutfi Haziri merr vaksinen anticovid

Nga: N.Sh. Më: 2 prill 2021 Në ora: 12:11
Lutfi Haziri

Edhe kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri është vaksionuar kundër virusit covid19.

Kështu ka njoftuar kryetari përmes një postimi në Facebook, ku shprehet se, këtë e bëri për të filluar sensibilizimin.

Ai shkruan se me dëshir do ta lejonte këtë vaksinë për një person më të moshuar, por e bëri për shkak të nevojës që sipas tij, të krijohet besimi tek vaksina.

Postimi i plotë:

Sot u vaksinova  kundër COVID-19 për të filluar sensibilizimin. Me dëshirën time personale do t’ia lejoja një personi më të moshur për t’u vaksinuar, por këtë e bëra për shkak të nevojës që të krijojmë besim tek vaksina.

Përpos punëtorëve shëndetësorë (980), besojmë shumë që së shpejti do të fillojmë vaksinimin edhe për personat mbi moshën 75 vjeçare, të cilët janë regjistruar. Unë i ftoj të gjithë që të lajmërohen për ta marrë vaksinën kundër COVID-19 në momentin që do t’i kemi dozat.

Përndryshe, apeloj qytetarët që të vazhdojnë t’i zbatojnë masat kundër përhapjes së virusit #COVID19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat