U betua si deputet, por ja çfarë bënte sot 40 vjet më parë deputeti i LVV-së

Aktuale

U betua si deputet, por ja çfarë bënte sot 40 vjet më parë deputeti i LVV-së

Nga: N.Sh. Më: 2 prill 2021 Në ora: 12:37
Enver Dugolli

Sot u mbajt seanca e Kuvendit të Kosovës, ku u betuan edhe disa deputet të rinj.

Njëri prej tyre është edhe Enver Dugolli nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai tregon se sot 40 vjet me parë, ishte në rrugët e Drenasit duke iu prirë demonstratave më të mëdha të asaj kohe.

Sipas tij, ai moment shënonte fillimin e rrugëtimit të tij politik.

Postimi i plotë:

Para 40 viteve, mesdita e 2 prillit 1981 më gjeti në rrugët e Drenasit duke iu prirë demonstratave më të mëdha të asaj kohe, ky moment shënonte fillimin e rrugëtimit tim politik e atdhetar.

Kërkesa kryesore që brohorisnim ishte: Duam Kosovën Republikë!

Sot, më 2 prill 2021 (gjithashtu mesditë) ishte një moment shumë i rëndësishëm dhe i veçantë për mua. Falë votës suaj të dashur qytetarë m'u dha mundësia e dhënies së betimit në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Duke ju falënderuar të gjithëve juve që më besuat, ju siguroj se do jem zëri juaj dhe nuk do ju zhgënjej asnjëherë!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat