​Zemaj: Nuk kemi pranuar të marrim vaksina nga Vuçiqi e Kina

Aktuale

​Zemaj: Nuk kemi pranuar të marrim vaksina nga Vuçiqi e Kina

Më: 2 prill 2021 Në ora: 12:52
Armend Zemaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, iu është përgjigjur kritikave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës sa i përket vonesës së arritjes së vaksinave në Kosovë.

Ai tha se ka pasur një përkushtim të disa personave në prapavijë që të merren vaksina nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi e Kina, por që tha se nuk e kanë lejuar një gjë të tillë.

Zemaj: Ne nuk e kemi lejuar marrjen e vaksinave nga Vuçiq

“Nuk është e vërtetë që kemi qëndruar vendi i fundit në rajon, kemi filluar me të gjitha vendet të cilat në kapacitetet e saj për të siguruar vaksinat është temë aktuale dhe temë e cila akoma donë përkushtim maksimal. E di që ka pasur një përkushtim të disave në prapavijë që të merren vaksina ashtu siç kanë marrë disa vende të tjera nga Vuçiqi apo edhe nga Kina, por ne nuk e kemi lejuar një gjë të tillë. E dyta, po ashtu angazhimi jonë për sigurimin e vaksinave ka filluar nga muaji korrik. Nuk është e vërtetë që po sigurojmë falje dhe donacione, por sigurimi i atij donacioni kërkon mund, sakrificë, profesionalizëm, përkushtim, bashkëpunim ndërkombëtarë. Nuk jemi pjesë e OBSH-së dhe mekanizmave të Komisionit Evropian, kështu që kjo është temë e përfunduar”, tha ai.

Zemaj tha se gjatë qeverisjes së tij me Ministrinë e Shëndetësisë kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për vaksinim, për çka tha se plani i imunizimit, mirëmbajtja e vaksinave, listat e QKMF-ve, lista se kush do të vaksinohet janë tema të përfunduara.

Ai tha se në 10 ditët e qeverisë Kurti janë më shumë se 1 mijë e 220 raste pozitive dhe 115 të vdekur, për këtë tha se nuk ka asnjë fjalë nga Qeveria e Kosovës.

Zemaj: Më shumë se 115 të vdekur dhe asnjë fjalë nga Qeveria, kryeministri, ministri i MSH-së

“Për 10 ditë të kësaj qeverisje kemi më shumë se 1 mijë e 220 raste pozitive, më shumë se 115 të vdekur dhe asnjë fjalë nga qeveria, kryeministri, ministri i Shëndetësisë dhe deputetët e pozitës”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat