Shpend Ahmeti reagon ndaj politikanëve që po vaksinohen: Banalitet që politikanët e shëndoshë e të rinj ta marrin vaksinën

Aktuale

Shpend Ahmeti reagon ndaj politikanëve që po vaksinohen: Banalitet që politikanët e shëndoshë e të rinj ta marrin vaksinën

Nga: A.Z Më: 2 prill 2021 Në ora: 14:46
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me vetëm 24,000 vaksina nuk është i nevojshëm senzibilizimi nga udhëheqësitë politik për marrjen e vaksinës.

Sipas Ahmetit, një politikan mund të bëjë gabimin e marrjes para atyre që kanë nevojë, përcjell “Bota sot”.

Tutje ka shtuar se një vaksinë që merrni, është më pak për dikë në nevojë dhe sipas tij, sakrificë në këtë rast është me hjek dorë prej vaksinës edhe nëse ju ofrohet.

Postimi i plotë:

Me vetëm 24,000 vaksina të siguruara, nuk ka nevojë për senzibilizim nga udhëheqësit politik për marrjen e vaksines. Një politikan edhe mund ta bëjë gabimin e marrjes para atyre që kanë nevojë, por kur rreshtohen politikanët e shëndoshë e të rinj, kjo vec është banalitet. Ky status nuk është status as kundër ndonjë politikani e as kundër ndonjë partie. Si kolegë po ju them, 24,000 vaksina nuk mjaftojnë as për punëtorët shëndetësor e të moshuarit.

Një vaksinë që ju e merrni është një vaksinë më pak për dikë në nevojë që mund të rrezikojë jetën. Nuk po them që duheni me u sëmu me covid, por sakrificë në këtë rast është me hjek dorë prej vaksinës edhe në qoftë se ju ofrohet. Së shpejti do të ketë mjaft. Mosni ju lutem!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat