Arianit Koci reagon për vaksinimet e politikanëve: Askush nuk guxon të vaksinohet pa rend

Aktuale

Arianit Koci reagon për vaksinimet e politikanëve: Askush nuk guxon të vaksinohet pa rend

Nga: G.B Më: 2 prill 2021 Në ora: 15:32
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, ka reaguar pas vaksinimit të politikanëve.

Ishe kryeministri Albin Kurti që i pari e mori vaksinën, e këtë tha se e bëri që të sensibilizojë qytetarët që ta marrin atë.

Kjo sipas Kocit mund të arsyetohet, përcjell Bota sot.

Mirëpo, sot është vaksinuar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Avokati përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vazhdimi i vaksinimit nga ana e politikanëve tjerë - në rrethana kur nuk ka vaksina për të moshuar dhe të sëmurë kronik, është keqpërdorim i privilegjeve.

Ai ka thënë se askush nuk guxon të vaksinohet pa rend.

Postimi i tij i plotë:

Vaksinimi i Kurtit në cilësinë e kryeministrit për qëllim të sensibilizimit, mund të arsyetohet.

Por, vazhdimi i vaksinimit nga ana e politikanëve tjerë - në rrethana kur nuk ka vaksina për të moshuar dhe të sëmurë kronik, është keqpërdorim i privilegjeve.

Askush nuk guxon të vaksinohet pa rend.

Askush!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat