Ja edhe sa deputetë i duhen për ta zgjedhur presidente

Aktuale

Ja edhe sa deputetë i duhen për ta zgjedhur presidente

Më: 2 prill 2021 Në ora: 15:36
Vjosa Osmani

Sot pritet të votohet për presidentin e ri të vendit në Kuvendin e Kosovës.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, ka thënë se janë siguruar votat dhe kuorumi i nevojshëm për zgjedhjen e presidentit.

“Jemi në pritje të takimit të kryesisë (së kuvendit). Koha e seancës ende nuk dihet. Pritet të jetë pasdite”, tha Rexhepi.

Por ndryshe nga ministrja Rexhepi, mësohet se ende nuk është e sigurt nëse në seancën e sotme do të jenë 80 vota në kutinë e votimit.

Deri më tani janë të sigurta 79 vota, derisa për një votë në kutinë e votimit, vendi mund të mbetet pa presidentin e ri, që mund të pasojë me zgjedhje të reja, 40 ditë nga sot.

Pretendente e padikutueshme për këtë pozitë është deputetja më e votuar e listës së VV-së, Vjosa Osmani.

Vjosa Osmani do të ketë kundërkandidat për të parin e vendit, ish-kandidatin për deputet nga radhët e listës së saj, pra listës “Guxo”, Nasuf Bejta.

Ndonëse kjo shihet vetëm si procedurë për të përmbushur kushtin kushtetues, që të jenë dy kandidatë për presidentin, Nasuf Bejta ka dhënë fjalë të mëdha, duke thënë se është një kandidat shumë serioz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat