Analisti nga Amerika me kritika për Kurtin: Nëse shkohet në zgjedhje fajtori kryesor është kryeministri

Aktuale

Analisti nga Amerika me kritika për Kurtin: Nëse shkohet në zgjedhje fajtori kryesor është kryeministri

Nga: N. H Më: 2 prill 2021 Në ora: 16:50
Albin Kurti

Opinionisti politik që jeton dhe vepron në SHBA, Petrit Zogaj, ka bërë një skanim të gjendjes aktuale në vend.

Sipas Zogajt, në rast se shkohet në zgjedhje tash, fajtori i vetëm i kësaj situate është kryeministri Albin Kurti.

“Zgjedhjet nuk janë për qytetarët, janë për Albinin personalisht. Atij s’po i pëlqen pushteti i madh që ka. Po kërkon pushtet absolut. Për vete. Për ego te tij. Për hakmarrje. Për gjithçka tjetër, pos për të mirë të qytetarëve”, shkruan Zogaj, përcjell “Bota sot”.

Ja shkrimi i tij:

Image
Petrit Zogaj

Nëse shkohet në zgjedhje tash, fajtori i vetëm i kësaj situate është Albin Kurti. Ky politikan donë me jetu nga krizat politike, të cilat i shkakton vetë. Ai nuk është në krizë. Në krizë shëndetësore e ekonomike janë qytetarët.

Albini nuk ka as krizë shëndetësore e as ekonomike. Ai jeton më mirë se 90% i qytetarëve të Kosovës.

Zgjedhjet nuk janë për qytetarët, janë për Albinin personalisht. Atij s’po i pëlqen pushteti i madh që ka. Po kërkon pushtet absolut. Për vete. Për ego te tij. Për hakmarrje. Për gjithçka tjetër, pos për të mirë të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat