Kelmendi kundër zgjedhjeve: Halli më i madh i njerëzve është sigurimi i vaksinave

Aktuale

Kelmendi kundër zgjedhjeve: Halli më i madh i njerëzve është sigurimi i vaksinave

Nga: A.Z Më: 2 prill 2021 Në ora: 17:06
Adriatik Kelmendi

Lidhur me zgjedhjet ka reaguar edhe gazetari Adriatik Kelmendi, i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në zgjedhje shkojmë sërish, vetëm nëse i shihni qytetarët si numra apo makina votuese.

Tutje ka shkruar se nëse i respektoni qytetarët, angazhoheni për t’iu gjetur hallin, e që halli më i madh për ta është sigurimi i vaksinave.

Kelmendi më tej shtoi se zgjedhjet e fundit kanë shtuar vetëm numrin e varreve, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Nëse i shihni qytetarët tuaj vetëm si numra dhe makina votuese, shkojmë sërish në zgjedhje.

Nëse i respektoni si qenie njerëzore, angazhoheni të gjithë bashkë t’u gjendeni në halle.

E halli më i madh i qenieve njerëzore sot është sigurimi i vaksinave, jo zgjedhjet.

Zgjedhjet e fundit në pandemi kanë shtuar veç numrin e varreve në Kosovë. Apo, tek e fundit, edhe varret janë veç n u m r a.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat