Kimete Berisha: Albin Kurti po lufton me ‘armët’ që i ka në duar, ja gracka në të cilën ra Bedri Hamza

Aktuale

Kimete Berisha: Albin Kurti po lufton me ‘armët’ që i ka në duar, ja gracka në të cilën ra Bedri Hamza

Nga: A.Morina Më: 2 prill 2021 Në ora: 17:15
Kimete Berisha

Opinionistja Kimete Berisha, ka reaguar ndaj paralajmërimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se nëse Vjosa Osmani nuk zgjedhet presidente, vendi shkon në zgjedhje të reja.

Berisha tha se Kurti po lufton me 'armët' që i ka në duar, nuk po i huazon ato 'armë' nga askush.

“'Të shkojmë në zgjedhje apo ta votojmë Vjosa Osmanin Presidente'! Kryeministri po lufton me 'armët' që i ka në duar, nuk po i huazon ato 'armë' nga askush, as nuk po lyp ndihmë nga opozita. Ai nuk mund të sillet si humbës, kur nuk është”, shkroi Berisha në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Ajo përmendi edhe Ligjin për Zgjedhje, që sipas saj kjo është ‘gracka’ e Kurtit, në të cilën i pari ra Bedri Hamza.

Postimi i plotë

Ju 'mbyti'!

Kosova është vendi më i varfër në Evropë, ama dilemat i ka luksoze:

'Të shkojmë në zgjedhje apo ta votojmë Vjosa Osmanin Presidente'!

Kryeministri po lufton me 'armët' që i ka në duar, nuk po i huazon ato 'armë' nga askush, as nuk po lyp ndihmë nga opozita.

Ai nuk mund të sillet si humbës, kur nuk është.

Dhe vazhdimisht po fiton.

Po fiton sepse po i zë kundërshtarët në befasi.

Si sot me Ligjin për Zgjedhje.

Të gjithë duhet t'i gëzohen këtij Ligji.

Kjo është ajo 'gracka', që duke u mbrojtur nga Kryeministri Kurti, opozita po krijon 'armiq', me shumicë.

Opozita e ka harruar veten, e obsesionuar me urrejtje ndaj pozitës.

Për të mirën e shqiptarëve të disaporës është ky Ligj.

Nuk ka diasporë të Vetëvendosjes.

Por diasporë të Kosovës.

Kjo është grackë!

Dhe i pari ra në të Bedri Hamza.

Keq për opozitën nëse e voton Vjosa Osmanin për Presidente, e edhe më keq për ta nëse shkojmë në zgjedhje.

Kush nuk e voton Ligjin për Zgjedhje e irriton diasporën që na mban me bukë.

I irriton edhe votuesit e vet.

Me Kryeministrin Albin Kurti, tash për tash nuk keni alternativë.

P.S. Ec e mos shko në zgjedhje, gjithë ky mot i mirë që po i merr fituesit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat