Florian Dushi: Kërcënimi që pushteti po i bënë opozitës

Aktuale

Florian Dushi: Kërcënimi që pushteti po i bënë opozitës

Nga: N. H Më: 2 prill 2021 Në ora: 17:30
Florian Dushi

Ish-deputeti nga radhët e LDK-së, Florian Dushi, konsideron se kërcënimi që pushteti po i bënë opozitës është rrezik serioz, përcjell “Bota sot”.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se kryeministri Albn Kurti përmes kontrabandimit të Ligjit për Zgjedhjet në Kuvend, pa asnjë konsultim paraprak me partitë opozitare e shoqërinë civile, është treguesi më i qartë se, liria, demokracia dhe rendi kushtetues në Republikën e Kosovës po rrezikohet shumë.

Ja shkrimi i tij:

Kontrabandimi!

Kërcënimi që pushteti po i bënë opozitës, shantazhi që pushteti po i bënë të gjithë atyre që "guxojnë" të mos pajtohen me pushtetin dhe bartësin e vetëm të të gjithë këtij pushteti në Kosovë, Kryeministrin, së fundmi, përmes kontrabandimit të Ligjit për Zgjedhjet në Kuvend, pa asnjë konsultim paraprak me partitë opozitare e shoqërinë civile, është treguesi më i qartë se, liria, demokracia dhe rendi kushtetues në Republikën e Kosovës, që sot e tutje, janë në rrezik serioz!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat