Rritja e rasteve me Covid-19, reagon ish-ministri Armend Zemaj

Aktuale

Rritja e rasteve me Covid-19, reagon ish-ministri Armend Zemaj

Nga: N. H Më: 2 prill 2021 Në ora: 18:23
Armend Zemaj dhe Arben Vitia

Ish ministri Armend Zemaj, ka reaguar lidhur me shtimin e infeksionit me Covid-19, përcjell “Bota sot”.

Zemaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se virusi ka marrë hov të madh.

“Për dhjetë ditë, 10013 qytetarë janë pozitiv. Fatkeqësisht 125 qytetarë (pacientë) kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës. Fronti i betejës kundër virusit është i hapur. Demagogjia dhe shantazhi dëmtojnë të arriturat në menaxhimin e situatës pandemike”, ka shkruar Zemaj.

Ja shkrimi i tij:

Për dhjetë ditë, është shumë brengosëse rritja e infeksionit me Covid-19. Virusi ka marrë hov të madh.

Për dhjetë ditë, 10013 qytetarë janë pozitiv. Fatkeqësisht 125 qytetarë (pacientë) kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës.

Fronti i betejës kundër virusit është i hapur. Demagogjia dhe shantazhi demtojnë të arriturat në menaxhimin e situatës pandemike.

Andaj menaxhimi i pandemisë do qasje ofensive dhe nuk mund të ketë sukses nga kolltukët e as nga parqet publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat