Dibrani: Ja çka iu ndodhë deputetëve nëse nuk qëndrojnë në sallë kur të votohet presidenti

Aktuale

Dibrani: Ja çka iu ndodhë deputetëve nëse nuk qëndrojnë në sallë kur të votohet presidenti

Nga: A.Zh Më: 2 prill 2021 Në ora: 18:39
Kuvendi i Kosovës

Opinionisti Petrit Dibrani, ka kërkuar që të zgjidhet sa më shpejt presidenti i vendit.

Ai ka thënë se tani nuk është shumë e rëndësishme, se cili personalitet zgjidhet president, pasi Kosova ka procese që duhet të kalojnë.

Ai ka kërkuar nga deputetët të shkojnë “në dreq të mallkuar”, nëse nuk qëndrojnë në sallë kur të votohet presidenti.

Reagimi i tij, i dërguar në “Bota sot”:

Mujsharët, politika dhe Republika!

Jo personaliteti, po shteti.

Duhet të zgjidhet Presidenti/ja, s’e duhet të vazhdojë të funksionojë shteti.

E di shumë mirë, s’e nuk e keni hallin te shteti!

Nëse nuk qëndroni në sallë të Parlamentit, kur duhet të zgjidhet Presidenti i shtetit, shkoni në “Dreq” të mallkuar, se ju s’i duheni as vetes suaj e lëre më vendit.

Sot, tani nuk është shumë e rëndësishme, se cili personalitet mund të zgjidhet në krye të shtetit, po janë proceset që duhet të kalojmë dhe vendin ta zhvillojmë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat