Lama për LVV-në: S’po sillet aspak si fituese

Aktuale

Lama për LVV-në: S’po sillet aspak si fituese

Më: 2 prill 2021 Në ora: 19:01
Alma Lama

Ish-deputetja Alma Lama e ka quajtur të ngutshëm vendimin për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje nga ana e pozitës duke thënë se kjo nguti po ia kujton miratimin e ligjeve nga Pakoja e Ahtisaarit. Lama ka thënë se këtë çështje e sheh si shantazh ndaj opozitës dhe se kjo është arsyeja e shpjegon këtë urgjencë.

“Amendamentimi i Ligjit për Zgjedhje do të duhej të merrte kohën që i duhet për t’u diskutuar procedura apo të ketë diskutime publike me shoqërinë civile dhe në media. Kjo urgjencë ma kujtoi kohën kur miratoheshin ligjet që dilnin nga Pakoja e Ahtisaarit, të cilat Vetëvendosje i ka kritikuar me ashpërsi por edhe vetë i kam kritikuar”.

Lama ka thënë se këtë çështje e sheh si shantazh ndaj opozitës dhe se kjo është arsyeja e shpjegon këtë urgjencë.

“Është kërcënim që “nëse nuk vini për të votuar presidentin ne e miratojmë këtë ligj dhe jemi të gatshëm për zgjedhje”. Vetëvendosje s’po sillet aspak si fituese”.

Lama tha se po të ishte sërish deputete do të respektonte vendimin e partisë së saj.

Ajo ka folur edhe për rastin kur u votua Hashim Thaçi president duke thënë se është linçuar veç pse kishte zbatuar vendimin e partisë.

“Atëherë ka pasë një marrëveshje politike mes LDK-së dhe PDK-së që Mustafa të votohej kryeministër nga deputetët e PDK-së dhe Thaçi president nga deputetët e LDK-së. E mirë apo e keqe kjo marrëveshje ka qenë tjetër çështje”.

Lama gjithashtu mohoi se posti i ambasadores në Itali iu ofrua për këtë çështje.

“Kam shkuar në Itali duke lënë mandatin e deputetes dhe nuk ka qenë ndonjë privilegj. Mua më ka caktuar kryeministri, sepse qeveria i cakton ambasadorët për t’i ndjekur politikat e asaj qeverie. Nëse do ta dija që do të kishte ngjallur kaq shumë zili – s’do të shkoja”.

Anëtarja e LDK-së tha se kolegët e saj e partisë që s’do të votojnë apo s’do të marrin pjesë në seancën kur votohet presidenti s’duhet linçuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat