Vlora Çitaku mbështet vendimin e VV-së, por po e neverit metoda e përdorur

Aktuale

Vlora Çitaku mbështet vendimin e VV-së, por po e neverit metoda e përdorur

Nga: A.Morina Më: 2 prill 2021 Në ora: 20:09
Vlora Çitaku

Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj vendimit për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme.

Çitaku tha se ka nevojë për ndryshim të këtij ligji, mirëpo atë po e neverit metoda e përdorur.

“Nuk po e kontestoj e as diskutoj përmbajtjen e ligjit. Por, po më neverit metoda e përdorur. Pa debat dhe pa asnjë konsultim, as me opozitën e as me shoqërinë civile. Kjo nuk është demokraci. Ky është shantazh dhe bullizëm politik”, shkroi në Facebook Çitaku, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ligji për Zgjedhjet është instrumenti më i rëndësishëm për mirëmbajtjen e demokracisë në Kosovë. Pra, pikërisht këtë demokraci në të cilën një parti opozitare fiton në mënyrë të pakontestuar 50% të votave.

Nuk po e kontestoj e as diskutoj përmbajtjen e ligjit. Por, po më neverit metoda e përdorur. Pa debat dhe pa asnjë konsultim, as me opozitën e as me shoqërinë civile.

Kjo nuk është demokraci. Ky është shantazh dhe bullizëm politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat