Zhvillimet e fundit në Kosovë/ Ja çfarë shkruan gazetari i mediumit gjerman, ky është paralajmërimi

Aktuale

Zhvillimet e fundit në Kosovë/ Ja çfarë shkruan gazetari i mediumit gjerman, ky është paralajmërimi

Nga: P.R Më: 2 prill 2021 Në ora: 20:53
Kuvendi i Kosovës

Partitë politike në Kosovë nuk po arrijnë një marrëveshjeje për emrin e presidentit të ri, ku pretendente kryesore është Vjosa Osmani.

E Lëvizja Vetëvendosje po synon që sonte ta ndryshojë Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar se vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, nëse Vetëvendosje nuk e tërheq këtë iniciativë.

“Ky ligj duhet të jetë pjesë e sistemeve zgjedhore, për të cilën ka nevojë vendi ynë. Me veprimet e sotme kanë propozuar opozitën nga një proces reformimi, i cili duhet të ishte rezultat i bashkëpunimit me ta. Veprimet e sotme janë me qëllime të shantazhimit, të opozitës së vendit, ajo shumicë ka kuptuar se nuk mund të përballen me pandeminë dhe gjendjen ekonomike në vend. Sot Kurti u porpoq të shantazhojë me shkuarjen në zgjedhje”, deklaroi Abdixhiku.

“Në emër të LDK’së, iu bëj thirrje kryeministrit Kurtit dhe shumicës parlamentare që të heqin dorë nga ky shantazh i sotëm në raport me opozitën e vendit. Kërkojmë ky ligj të tërhiqet, nëse nuk tërhiqet ky ligj, atëherë kryeministri Kurti na dërgon në zgjedhje”, tha në një konferencë të jashtëzakonshme, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

E përmes një postimi në facebook, këto zhvillime i ka komentuar edhe Bahri Cani, gazetar i mediumit gjerman, Deutsche Welle, Bahri Cani.

“Zgjidhni problemet politike, jo shantazhimeve me mërgimtarë! Mërgimtarët meritojnë më shumë, shumë më shumë dhe jo të shndërrohen (si shpesh më parë) në monedhë për kusur në lojërat dhe shantazhet mes partive politike, në pamundësi për të zgjidhur problemet më të rëndësishme në Kosovë. Ndryshimi i Ligji për Zgjedhjet, me të cilin mundësohet votimi i mërgimtarëve në ambasada dhe konsullata, votimi jashtë vendit, duhet të përgatitet mirë dhe ky ligj duhet të mundësojë që secili ta realizojë të drejtën elementare për të votuar. Por ligji nuk duhet të përdoret në lojërat politike për qëllime të tjera. Votimi i mërgimtarëve duhet të jetë VETË QËLLIMI dhe jo element për qërimin e hesapeve të tjera politike”, shkruan gazetari Cani.

“Mos luani me mërgimtarët, mos luani me diasporën, keni kujdes sepse një ligj i nxituar dhe i pamenduar mirë për votime jashtë vendit mund të shkaktojë shumë kokëçarje edhe me votimin e serbëve në Beograd. Kërkohen zgjidhje të mira dhe të sofistikuara ligjore, të menduara deri në detaje... Përdorimi i këtij Ligji për shantazhime çon në acarime të panevojshme. Kosova ka nevojë për ruajtjen e jetës së njerëzve në kohën e pandemisë, ka nevojë për rimëkëmbje ekonomike, për luftimin e korrupsionit, reforma në fushën e drejtësisë, për largimin e prokurorëve dhe gjykatësve të korruptuar, për vazhdimin e fushatës së njohjeve nga vendet tjera, për konsolidimin e shtetit, për zgjidhjen përfundimtare të problemeve me vendet fqinje... Pra, zgjidhni problemet, gjeni zgjidhje për zgjedhjen e presidentit/presidentes, nëse ka nevojë propozoni ndonjë kandidat tjetër, mos shkaktoni kriza të panevojshme! Por ndryshimet ligjore për votimin e mërgimtarëve duhet t'i përgatitni dhe votoni në qetësi, ashtu siç e meritojnë ata! Sa i përket mundësisë së zgjedhjeve të reja: Zgjedhjet gjithmonë mund të jenë një zgjidhje, por për momentin mendoj se do të ishin një zgjidhje e keqe!”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat