Hykmete Bajrami: Vetëvendosje po dëshiron destabilitet politik

Aktuale

Hykmete Bajrami: Vetëvendosje po dëshiron destabilitet politik

Më: 2 prill 2021 Në ora: 21:06
Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se Vetëvendosje po dëshiron destabilitet politik.

Ish-ministrja e Financave ka deklaruar se diaspora nuk duhet të jetë monedhë për kusuritje e Albin Kurtit.

“Mënyra e futjes në rend dite e Ligjit që ka më shumë se një dekadë që duam ta ndryshojmë, është përpjekje për destablitet politik dhe gërryerje e rendit demokratik në vend.

Fshehja prapa diasporës së Kosovës dhe thirrja në emër të saj për ndryshimet ligjore në vend, janë karakteristika të cinizmit politik dhe mosgatishmërisë për te udhëhequr me shtetin në një kohë përplot sfida.

Diaspora nuk është monedhë për kusuritje e Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit dhe as mjet për arritjen e qëllimeve politike.

Zgjidhja për diasporën nuk bëhet duke kërcënu skenën politike dhe as duke i shantazhu një pjesë të opozitës që ka dëshmuar vullnetin për të ndërtuar shtetin.

Kosova nuk zhbëhet me kërcënime as me ligje në mes te natës. Nuk përulet me pandershmërinë dhe mungesën e kapaciteteve të atyre që sot nuk kanë guxim ta drejtojnë.

Ky është fillimi i sfidimit të shtetit. Por jo i rrënimit të tij” shkruan Bajrami në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat