Deputetja e LDK-së që do të votonte për Vjosa Osmanin: Të shkojmë në zgjedhje!

Aktuale

Deputetja e LDK-së që do të votonte për Vjosa Osmanin: Të shkojmë në zgjedhje!

Nga: A.Zh Më: 2 prill 2021 Në ora: 21:14
LDK

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se inicimi i ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet është një hap i rrezikshëm.

Ajo ka kërkuar që të shkohet në zgjedhje të reja, pasi sipas saj, në këtë mënyrë, Kosova po rrezikohet nga kapja e re e shtetit, përcjell Bota sot.

Bunjaku-Rexhepi kishte deklaruar më herët se do të votojë pro kandidates për presidente Vjosa Osmani.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Nisma për votimin e ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet, me nguti e pa konsulta është kërcënim i hapur për partitë opozitare, e për vendin, edhe më shumë.

Pak para se të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit si plotësim i vakumit institucional, kjo qasje e Albin Kurtit nuk paraqet asgjë tjetër, pos kapje të shtetit me metodën e tij të re.

Përkrahja e LDK-së për kandidaturën e Vjosa Osmanit, nënkupton qasjen institucionaliste dhe ecjen e shtetit përpara me punë shumë të rëndësishme për vendin.

Ky shantazh nga Kurti është në fakt shantazh ndaj Vjosa Osmanit dhe ndaj qytetarëve të vendit. Ky është hapi i parë më serioz për qasjen e tij dhe këtë po e shohim tani para se të shohim të tjerat në vazhdim!!!

Mirë është të shkojmë në zgjedhje, sepse ashtu-kështu Kosova po ballafaqohet me rrezik të mundshëm të kapjes së re të shtetit, që nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat