Selmanaj i thotë VV-së: Tërhiquni sa s’jeni korit më shumë

Aktuale

Selmanaj i thotë VV-së: Tërhiquni sa s’jeni korit më shumë

Më: 2 prill 2021 Në ora: 21:21
Komisioni për Legjislacion

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka kritikuar iniciativën për Ndryshim të Ligjit të Zgjedhjeve të Përgjithshme në vend. Ai thotë se kjo është një çështje e cila do të duhej të marrë më shumë kohë, dhe jo të merrej vendim brenda natës.

Ai ka lëshuar këtë mbledhje.

“Është legjislatura e tretë që marrë pjesë por është hera e parë që pa mbledhje konstituive të Komisionit ne drejt futemi në materie”, tha Selmanaj në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion.

“Para 20 minutash mua më vjen një mesazh: Hajde sepse pas 20 minutash fillon mbledhja. A është gjendje e jashtëzakonshme, a gjendje lufte. Kah po shkon ky vend veç ju e dini”, tha Selmanaj.

“Më besoni po më vjen keq për situatën e juaj”, shtoi ai.

“Ju po doni me kry brenda natës diçka që merr 1 vit kohë. Ligji për Zgjedhje nuk guxon të preket kështu. Kjo është mënyrë klandestine, kjo është shantazh ndaj opozitës, kjo është shantazh ndaj popullit prandaj ne si LDK jo që s’e pranojmë, prandaj ju lutem tërhiqeni. S’mund të bëhemi pjesë e diçkaje që veç demokraci nuk është”, tha Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat