Parashikimi befasues i Rron Gjinovcit: Ja çka do të ndodhë me VV-në dhe Vjosa Osmanin, nëse ndryshohet Ligji për Zgjedhjet

Aktuale

Parashikimi befasues i Rron Gjinovcit: Ja çka do të ndodhë me VV-në dhe Vjosa Osmanin, nëse ndryshohet Ligji për Zgjedhjet

Nga: A.Zh Më: 2 prill 2021 Në ora: 21:34
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, ka thënë se Vjosa Osmani do të zgjidhet presidente, nëse ndryshohet Ligji për Zgjedhjet.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje mund t’i fitojë 89 deri në 100 mandate në Kuvendin e Kosovës, përcjell Bota sot.

“Nëse ndryshohet ligji dhe diasporës i mundësohet me votu nëpër ambasada, zgjidhet presidentja. Ose, VV i merr 89 mandate... a ndoshta 100 a”, ka shkruar Gjinovci në një postim në Facebook.

Nëse ndryshohet Ligji për Zgjedhjet, mërgimtarët do të mund të votojnë në ambasada dhe konsullata të Kosovës, në vendet ku ata jetojnë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat