Besian Mustafa akuzon rëndë Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen

Aktuale

Besian Mustafa akuzon rëndë Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen

Nga: P.R Më: 2 prill 2021 Në ora: 21:47
Besian Mustafa

Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për ndryshimin e amandamentimit të Ligjit për Zgjedhje përmes së cilit mërgatës do të ju mundësohet votimi për zgjedhje nëpër ambasadat e Kosovës në vendet ku ata jetojnë.

E ndryshimi i këtij ligji ka nxitur reagimin e partive opozitare në Kosovë dhe tek analistet, të cilët thonë se Albin Kurti me këtë po synon që vendin ta çojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

E akuza në drejtim të Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit ka hedhur edhe Besian Mustafa, deputet i LDK-së.

“Gjuaj gurin - dhe molotovin - e fshehe dorën pas mërgatës! Kërcënimi dhe shantazhimi përmes “reformës” së territ tradhëton konstruktivitetin e LDK-së. Ne jemi institucionalistë, por jo për të shkatërruar institucionet! Kjo sot është Dita 1 e tiranisë, e diktaturës. Nuk po dojnë, nuk po guxojnë, të merren me problemet e qytetarëve. Po dojnë veq zgjedhje. Ja pafshin hajrin. E kemi luftuar dhe mposhtur komunizmin dhe diktaturën një herë më 1989. E luftojmë dhe mposhtim edhe sot“, ka shkruar Besian Mustafa, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat