Shkëlzen Gashi: Nëse diaspora është e rëndësishme, pse s’u votua ligji gjatë Qeverisë Kurti 1?

Aktuale

Shkëlzen Gashi: Nëse diaspora është e rëndësishme, pse s’u votua ligji gjatë Qeverisë Kurti 1?

Më: 3 prill 2021 Në ora: 00:01
Shkëlzen Gashi

Analisti politik Shkëlzen Gashi ka thënë se Vetëvendosje nuk e ka luajtur lojën si duhet me sjelljen e Ligjit për Zgjedhje në Kuvend.

Ai madje tha se nëse diaspora është e rëndësishme për Qeverinë Kurti atëherë pse s’është votuar gjatë qeverisjes së parë të tij.

“Pse po e bëjnë në pikë të natës këtë ligj? Nëse ka qenë prioriteti i parë i Lëvizjes Vetëvendosje, pse nuk u bë gjatë Qeverisë Kurti 1?”.

“Si duket Vetëvendosje kur e ka parë sot se mund të mungojë ndonjë deputet i LDK-së për seancën e presidentit atëherë ka tentuar që ta kontrabandojë këtë ligj dhe me e përdorë pak këtë gjuhën e Vetëvendosjes në Kuvend, si dhe të kërcënojë dhe shtantazhojë LDK-në”.

Gashi e ka quajtur të drejtë qëndrimin e Lumir Abdixhikut dhe LDK-së se nëse nuk tërhiqet ligji vendi shkon në zgjedhje

Megjithatë, Gashi tha se s’do të lejohet që të shkohet në zgjedhje.

“Jam i bindur që vendi nuk shkon në zgjedhje. Pushtetin e ka ambasada amerikane dhe nuk e çojnë vendin në zgjedhje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat