Behgjet Pacolli “lajmërohet” pas mesnate: Grupi Parlamentar i LDK-së ishte unik e konstruktiv

Aktuale

Behgjet Pacolli “lajmërohet” pas mesnate: Grupi Parlamentar i LDK-së ishte unik e konstruktiv

Më: 3 prill 2021 Në ora: 01:23
Behgjet Pacolli

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar pas zhvillimeve të djeshme politike.

Ai ka theksuar se derisa pritej votimi i presidentit, në fund të ditës vjen ndryshimi u Ligjit Zgjedhor.

“Mbetet e paqartë se kur do të ketë një seancë për Presidentin(ten)”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Gjithë ditën e 2 Prillit pritej të filloj seanca për zgjedhjen e Presidentit por kjo seancë nuk filloj.

Grupi parlamentar i Ldk (anëtar i të cilit edhe unë jam) ishte pothuajse unik për zgjidhje konstruktive. Në fund të ditës, në vend të seancës për zgjedhjen e Presidentit, filloj një seancë tjetër (për Reformën Zgjedhore) në të cilën u verifikuan divergjenca te mëdha.

Mbetet e paqartë se kur do të ketë një seancë për Presidentin(ten).

Shpresojmë të kapërcejmë divergjencat dhe të krijojmë institucionet sa më shpejt të jetë e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat