Reagon Arianit Koci: Votojeni presidenten menjëherë, merruni me pandemi e ekonomi

Aktuale

Reagon Arianit Koci: Votojeni presidenten menjëherë, merruni me pandemi e ekonomi

Nga: G.B Më: 3 prill 2021 Në ora: 08:31
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas zhvillimeve politike në vend.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se sot ka vdekur fqinji i tij rreth të 40-ve dhe se numrat po rriten vazhdimisht, përcjell Bota sot.

Koci ka kërkuar që ta votojnë presidenten dhe të merren me pandemi e ekonomi, me problemet e qytetarëve.

Postimi i tij i plotë:

Sot në mëngjes vdiq prej Covid 19, komshiu im. Burrë rreth të 40-ave.

Tragjedi!

Çdo ditë po rritet numri i të infektuarve dhe të vdekurve, e juve po ju bjen në mend për lojëra politike?

Marre ju koftë të gjithëve rend!

Votojeni Presidenten, menjëherë!

Merruni me pandemi dhe ekonomi.

Merruni me problemet e qytetarëve.

Po i tregoni krejt botës që nuk jeni të aftë për asgjë, përveç se për ndërskamca politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat