Deputeti i VV-së: Miratimi i këtij ligji nuk e çon vendin në zgjedhje, por mosvotimi i Presidentes

Aktuale

Deputeti i VV-së: Miratimi i këtij ligji nuk e çon vendin në zgjedhje, por mosvotimi i Presidentes

Nga: G.B Më: 3 prill 2021 Në ora: 11:21
VV

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, ka thënë se ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje është i vonuar dhe jo i nxituar.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se miratimi i këtij ligji nuk e çon vendin në zgjedhje, përcjell Bota sot.

Rrustemi ka thënë se vendin e dërgon në zgjedhje vetëm mosvotimi i Vjosa Osmanit presidente.

Postimi i tij i plotë:

Po thonë i nxituar, por është i vonuar. Po thonë pse me procedura të shpejta, por s'ka projektligj tjetër që është shqyrtuar e diskutuar ma gjatë e më shumë se ky - tri herë radhazi, në tri legjislaturat e fundit. Po kaq konstant mbetet edhe kundërshtimi i partive të vjetra.

Me këtë as nuk i shtohet e as nuk i hiqet ndonjë e drejtë askujt. S'ka gjë të bëj me reformën zgjedhore. Ndryshimi është teknik, por me efekt të madh në realizimin e të drejtës së votës për mërgatën. Asnjë fjalë s'u tha për përmbajtjen, as për faktin që me këtë fuqizohej shtetësia tek e drejta e votës e heqja e kartelave të refugjatëve dhe të ashtuquajturat libreza të personave të zhvendosur si dokumente votimi, të cilat zëvendësoheshin vetëm me dokumente të Republikës së Kosovës.

Miratimi i këtij ligji nuk e çon vendin në zgjedhje. Vendin në zgjedhje e çon vetëm mosvotimi i Presidentes. Ata që duan të shmangin zgjedhjet, thjesht qëndrojnë e marrin pjesë në votimin e Presidentes së Republikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat